Foto: Facebook

ZYRTARE: Gjergj Dedaj emërohet ambasador në Maqedoni (Dokument)

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Gjergj Dedaj, ka njoftuar se ka marrë një pozitë të re në diplomacinë kosovare.

Dedaj ka njoftuar se është emëruar ambasador i Republikës së Kosovës në Maqedoni.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Dedaj përmes një postimi në “Facebook”.

“NË një mision të ri, përgjegjësi shtetërore për Kosovën! Falenderoj Presidentin e Republikës së Kosovës, HT Hashim Thaqi, për besimin dhe dekretimin tim, për Ambasador/Shef i Misonit Diplomatik, të Republikës së Kosovës, në Republikën e Maqedonisë!”, ka shkruar ai.

Para emërimit ambasador, Dedaj ishte zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Deputetë të komunitetit turk në Kosovë, kishin kërkuar shkarkimin e Dedajt nga pozita e zëvendësministrit për shkak se ky i fundit kishte deklaruar se Turqia dhe Serbia po synojnë rikthimin e tyre strategjik në Kosovë përmes emisarëve të tyre.

https://kallxo.com/gjergj-dedaj-mesazh-per-mbetjet-turke-e-serbe-ne-kosove/

Kallxo.com