Zyra e BE-së: Nuk po funksionojnë gjërat ashtu siç duhet për sigurinë në vend

Më qëllim të rritjes së sigurisë dhe shëndetit në vendin e punës, është lansuar fushata ‘Vendet të shëndetshme të punës – Menaxhimi i substancave të rrezikshme 2019”, nga zyra e BE-së në Kosovë.

Luigi Brusa, udhëheqës i sektorit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, gjatë këtij lansimit, së sa i përket kushteve që po u mundësohen në Kosovë për punëtoret tha se ‘nuk po funksionojnë ashtu siç duhet’.

Brusa shtoi nevojën që punëdhënësi të organizojnë trajnime për reduktimin e rrezikshmërisë gjatë punës.

“Kur flasim për sigurinë në punë, në vendpunishte kur bëhen punime, ndërtimi i skeleve, ashtu dhe në fabrika të ndryshme ka mjete dhe substanca që mund të jenë të rrezikshme. inspektorët duhet të bëjnë analizën e rrezikshmërisë, është një plan jo të behet vetëm për sy e faqe. Të gjitha ato masat qe identifikohen në plan qe korrespondojnë qe te gjitha ato janë në vlerësim nuk është pune akademike por faktike. Punëdhënësi duhet të njoftoi punëtorin më mjetet dhe me kushtet e punës, ndërsa gjithashtu edhe punëtori duhet të njofton në raste së ndjehet i rrezikuar”, u shpreh ai.

Ndërsa, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica tha së që nga marrja e udhëheqjes së kësaj ministrie, është shënuar progres në drejtimin e rritjes së sigurisë në vendpunishte.

Reçica tha së brenda dy jave i kanë ndërprerë mbi 100 vendpunishte ndërtimore në Prishtinë.

I pari i MPMS-së deklaroi së me miratimin e Ligjit të Punës do të krijohen kushte më të mira në drejtim të respektimit të të drejtave të punëtoreve.

“Po të shihni për mbi 95 përqind vendpunishtet janë me rrethoja, jo vetëm në Prishtinë po në te gjitha komunat, nuk është më ajo pamje që ka qenë”, shtoi ai.

Ndërkaq, Valon Leci, ushtruesi i detyrës së kryeinspektorit të Punës, i cili tha se fokus kanë sigurinë në punë dhe kryesisht ndërtimtarinë.

“Këtë vit e kemi vetëm një vdekje për dallim nga viti i kaluar që ka ra nga skelet. Ne jemi duke ndërmarrë dhe shumë aktivitete tjera që kryesisht janë vetëdijësuese”, tha Leci.