Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri duke festuar me shqiponjë pas golave Foto:Laurent Gillieron/EPA

Zvicra eliminohet nga botërori

3 shqiptarët që luajnë për kombëtares së Zvicrës në futboll kanë përfunduar aventurën e tyre në Kampionatin Botëror të Futbolli pasi kanë humbur në përballjen e eliminimit direkt përballë Suedisë.

Një gol i shënuar nga Emil Forsberg në minutën e 64 i ka dhuruar kalimin Suedisë në 1/8 e finales së Botërorit.

Përkundër disa përpjekjeve për të barazuar ndeshjen, mbrojta e çeliktë suedeze u pamundësoi lojtarëve të Zvicrës të gjenin golin e barazimit.

Suedia, tani pret fituesin e ndeshjes Angli – Kolumbi për të synuar gjysmëfinalen e botërorit.

Aventura e lojtarëve shqiptarë të kombëtares së Zvicrës përfundoi me nga një gol të shënuar nga Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Blerim Xhemajli.

Lojtari i kombëtares së Belgjikës, Adnan Januzaj, mbetet lojtari i vetëm me origjinë shqiptare që vazhdon garimin në botëror.