Zveçan, arrestohet pasi theu xhamat e ndërtesës së komunës

Një qytetar është arrestuar, pasi ka thyer xhamat e ndërtesës së Komunës së Zveçanit.

Sipas Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 19:30.

“Është arrestuar i dyshuari serb pasi që i njëjti në shenjë revolti ka thyer xhamat në ndërtesën e Komunës në Zveçan, për shkak të mospërmbushjes së premtimit për krijimin e marrëdhënies së punës në atë komunë”, njofton policia.

I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.