Zvarritja e Ligjeve Dëmtoi Gratë në Realizimin e të Drejtave Pronësore

Zvarritja e tri ligjeve bazike që rregullojnë barazinë gjinore në të drejtat pronësore, Ligji për Noterinë, ai për Trashëgiminë dhe Ligji për Procedurën Jokontestimore, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile u ka kushtuar shumë grave dhe vajzave të cilat kërkojnë të drejtën e tyre pronësore.

Siç transmetoi emisioni “Drejtësia në Kosovë”, këto tri ligje ka pothuajse një vit që janë zvarritur, pasi dështuan të miratohen pas rënies së Qeverisë dhe shpërndarjes së Kuvendit.

Si rezultat i shpërndarjes së Kuvendit, këto tri ligje është dashtë të riprocedohen nga fillimi.

Labinot Leposhtica nga Zyra Ligjore e BIRN dhe Internews Kosova, tregon se kjo zvarritje e miratimit të pakos ligjore u ka kushtuar shumë atyre grave dhe vajzave që kanë kërkuar të drejtat e tyre.

Emisionin e plotë kushtuar kësaj çështjeje mund ta ndiqni në linkun e mësipërm.