Qeveria e Kosovës | Foto: Zyra e Kryeministrit

Zv.Ministri i MAPL-së: Nuk e Di Pse Ministri Anuloi Vizitën në Graçanicë

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, ka anuluar sot vizitën e tij të planifikuar me agjendë në Komunën e Graçanicës.

Në njoftimin e zyrës për media të MAPL-së nuk tregohen arsyet, por vetëm thuhet që anulohet vizita në Graçanicë.

KALLXO.com ka biseduar më zëvendës ministrin Beqir Fejzullahu, i cili thotë se nuk e di arsyen e anulimit të vizitës së Ministrit dhe se nuk e ka takuar fare atë.

“Me të thënë të drejtën unë nuk jam i informuar, por unë i kam të ndara punët e mia, vendet ku ka m’i vizitu. Unë nuk e di pse është anuluar vizita dhe as që kam qenë i njoftuar që ka pasur vizitë të tillë. Ai i bën vizitat me stafin e tij. Unë sot s’jam takuar sot me të”, tha Zëvendës Ministri Beqir Fejzullahu për KALLXO.com.

Në mëngjes, MAPL-së përmes një komunikate ka njoftuar se është anuluar vizita e sotme në Komunën e Graçanicës.

https://kallxo.com/ministri-serb-ne-qeverine-e-kosoves-anulon-agjenden-qeveritare/

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dje ka deklaruar se Lista Serbe mund të largohen nga Qeveria e Kosovës pas arrestimit të shefit të zyrës serbe për Kosovë, Marko Gjuriq.

https://kallxo.com/lista-serbe-paralajmeron-largimin-nga-qeveria-e-kosoves/

Do NOT follow this link or you will be banned from the site!