Fatmir LImaj| Foto: ZKM

Zv/kryeministri Limaj: Institucionet e Kosovës do ta përkrahin çdo iniciativë të sindikatave

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ka uruar të gjithë punonjësit me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Ai ka shprehur përkushtimin e institucioneve për drejta të garantuara të punëtorëve dhe ku siguria e shëndeti në punë të jenë në nivelin më të lartë.

Limaj ka theksuar se institucionet e Kosovës do ta përkrahin çdo iniciativë të sindikatave të cilat mundësojnë përmirësimin e kushteve për punëtorët në të dy sektorët.

Postimi i plotë i Fatmir Limajt në Facebook:

Të gjithë punonjësve të vendit ua uroj 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës.

Në këtë ditë të shënuar për punonjësit, shprehim përkushtimin tonë si institucione që të krijojmë kushte më të mira, ku punëtorët të kenë të drejta të garantuara dhe ku siguria e shëndeti në punë të jenë në nivelin më të lartë.

Përgëzoj ministrin e Punës, Skënder Reçica, për masat e marra të cilat kanë për qëllim respektimin e të drejtave dhe krijimin e kushteve sa më të mira të punëtorëve, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.

Në anën tjetër, institucionet e Kosovës do ta përkrahin çdo iniciativë të sindikatave të cilat mundësojnë përmirësimin e kushteve për punëtorët në të dy sektorët.

Urime 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punës!

FL