Gashi-Kryetari i Linz

Zv/kryeministri Gashi takon kryetarin e Linz-it, Klaus Luger

Në kuadër të vizitës së tij në Kosovë, kryetari i Komunës së Linz-it të Austrisë, ka realizuar edhe një takim me zv. kryeministrin / ministrin e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi.

Gjatë takimit, Ministri Gashi e njoftoi kryetarin Luger për projektet e Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në veçanti për bashkëpunimin e ngushtë me diasporën tanë në Austri, mes tjerash edhe atë që jeton në qytetin e Linz-it, ndërsa u fokusua në temat që lidhen me investimet strategjike dhe remitencat e diasporës në Kosovë.

Në këtë kontekst, ministri Gashi e informoi kryetarin Luger me kompanitë të cilat kanë investuar nga Austria në Kosovë, mes tjerash edhe kompania Kelag e cila ka investuar në fushën e hidrocentraleve, si dhe Reiffeissen Banka dhe SIGAL Uniqa të cilat janë prezentë tashmë një kohë të gjatë në Kosovë me shërbimet e tyre.

Gashi, kërkoi nga kryetari Luger që të vazhdojë të inkurajojë bizneset austriake që të vijnë të investojnë në Kosovë pasi që klima për të investuar është përmirësuar akoma më shumë me ligjin për investime strategjike dhe lehtësirat e tjera që janë në fuqi.

Në anën tjetër, Luger duke falënderuar për takimin, dha mbështetjen për punën që MDIS është duke e bërë, e posaçërisht shprehu mirënjohje për diasporën tanë që jeton në Austri, duke i përmendur si shembull i mirë i integrimit dhe bashkëpunimit.

Linz-i është qyteti i tretë për nga madhësia në Austri, dhe kryeqytet i shtetit Austria e Epërme me rreth 210 mijë banorë.