Zubin Potok - veturat e thyera - 28.05.2019

Zubin Potok: Autoblindat shtypin veturat

Policia e Kosovës po vazhdon aksionin i cili ka filluar mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës.

Nga ky operacion janë arrestuar  disa persona nën dyshimin për krim të organizuar dhe kontrabandë, duke përfshirë këtu edhe zyrtar policor.

Për të parandaluar aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës, serbët kishin vendosur barrikada në rrugë në Zubin Potok.

Në disa fotografi të  realizuara nga ekipi i KALLXO.com në Zubin Potok  shihen disa vetura të parkuara anash rrugës, xhamat e të cilave janë thyer.

Poashtu vetura të shtrenjta janë vendosur edhe në rrugë nga ana e banorëve të asaj zone për të penguar lëvizjen e Policisë gjatë zhvillimit të aksionit të sotëm në arrestimin e disa personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari ilegale, siç ëshjtë ajo e kontrabandës me mallra, etj.

 

Zubin Potok – veturat e thyera – 28.05.2019
Veturat e vendosura ne rruge – veri – 28.05.2019
Zubin Potok – veturat e thyera – 28.05.2019
Zubin Potok – veturat e thyera – 28.05.2019

 

 

KALLXO.com raportoj më herët për barrikadat e vendosura në Zubin Potok.

https://kallxo.com/foto-policia-e-kosoves-largon-barrikadat-ne-zubin-potok/