Ilustrim

Zubin Potok, arrestohen dy serbë pasi u kapën duke kontrabanduar mallra

Policia kufitare ka njoftuar se janë arrestuar dy burra të komunitetit serb pasi që gjatë kontrollit në automjetin transportues është gjetur një sasi e pijeve të ndryshme dhe mall ushqimor për të cilat nuk posedonin dokumente përcjellëse dhe se dyshohet se janë futur rrugëve ilegale.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje në Zubin Potok në orën 19:30.

Ndërkaq, bëhet e ditur se automjeti transportues është dërguar në terminalin doganor ndërsa, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedure të rregullt.