Avni Zogiani - Foto: KALLXO.com

Zogiani: Ballkani në zjarr, Mogherini shqetësohet për karrierë

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani ka thënë se përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini është duke u shqetësuar për karrierën e saj.

Zogiani është shprehur se përderisa i tërë Ballkani është në zjarr, Mogherini është duke u shqetësuar për karrierën e saj.

“I gjithë Ballkani është në zjarr, dhe Federica Mogherini është e shqetësuar për karrierën e saj!”, ka shkruar Zogiani në profilin e tij në Facebook.