Zjarr në Malin e Deçanit

Zjarrvënie në Novobërdë dhe Gjilan

Gjatë 24 orëve të fundit në vend kanë ndodhur disa zjarrvënie.

Sipas raportit të policisë, në fshatin Prekoc të Novobërdës, dje rreth orës 12:25 një qytetar  dyshohet se pasi kishte ndezur disa shkurre në pronën e tij zjarri ka dalë nga kontrolli duke u përhapur me ç’ rast është ndezur edhe një shtyllë elektrike.

Pas intervenimit të zjarrfikësve zjarri është shuar.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Një tjetër shkaktim i rrezikut të përgjithshëm nga zjarri ka ndodhur edhe në fshatin Ponesh të Gjilanit.

Sipas policisë, dje rreth orës 16:49, si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të panjohura është përfshirë djegur një sipërfaqe rreth dy hektarë mal pronë shtetërore.

Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin.

Javën e kaluar, në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri i Kosovës i ka bërë thirrje policisë që të hetojë nëse ka zjarrvënie kriminale.

https://kallxo.com/haradinaj-nxit-policine-te-hetoje-nese-ka-zjarrevenie-kriminale/