Foto: REL/Reuters

Zjarri rrënon 20 shtëpi në Santa Barbara

Rënia e temperaturave do të sjellë lehtësim për zjarrëfikësit që po luftojnë me zjarrin që ka përfshirë Kaliforninë, por rënië nuk do të ketë deri në fund të javës së ardhshme, ka deklaruar Shërbimi Kombëtar i Motit.

“Duke filluar nga e hëna, do të kemi një rënië të ngadaltë”, tha Jim Hayes.

“Sot do të jetë një ditë e nxehtë dhe e thatë”, shtoi ai duke theksuar se sa e vështirë do të jetë kjo fazë për fikjen e zjarrit.

Banorët e Santa Barbara kanë shpallur situatë të jashtëzakonshme, pas shkatërrimit të 20 shtëpive nga zjarri, duke shtyrë banorët të evakuohen.

Rreth 2,000 njerëz ikën nga shtëpitë e tyre si dhe mijëra njerëz mbetën pa energji elektrike./REL