Zjarr në Shtëpinë e Pleqve në Mitrovicë

Një dhomë në Shtëpinë e Pleqve në Mitrovicë është kapluar nga zjarri.

Zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar lajmin për KALLXO.com.

“Është lajmëruar se një dhomë në Shtëpinë e Pleqve është përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit kanë intervenuar dhe e kanë fikur zjarrin”, ka thënë Zahiti për KALLXO.com.

Nga ky rast, sipas Policisë, asnjë person nuk ka pësuar lëndime.

Edituar 01;02;2019

Syzan Sokoli Xhekoviq i tha KALLXO.com se zjarri ka kapluar një televizor në njërën nga dhomat dhe është lokalizuar pa ndonjë problem.
“I kemi thirre zjarrfikësit por ata nuk kanë pasur nevojë të intervenojnë për shkak se e kemi lokalizuar vet zjarrin.
Xhekoviq ka dërguar edhe fotografi të TV e cila është dëmtuar.