Foto: Ilustrim

Zjarr në Gërmi

Parku i Gërmisë është përfshirë nga zjarri para disa minutave.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti- Haziraj.

Ajo tha se ende nuk ka informacione nëse ka të lënduar nga ngjarja, duke shtuar se zjarri ka shpërthyer para disa minutave.

“Rreth orës 17:00 e kemi pranuar një informatë për një rast të zjarrit në Parkun e Gërmisë në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informacionit, ekipet policore dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes. Për detaje të tjera do ju njoftojmë me kohë”, tha për KALLXO.com Florie Ahmeti-Haziraj.

KALLXO.com raportoi sot edhe për një zjarr që shpërtheu afër Pallatit të Drejtësisë.

https://kallxo.com/zjarr-ne-afersi-te-pallatit-te-drejtesise-foto/

www.kallxo.com