Zjarr brenda Gjykatës së Pejës - Pamje

Një zjarr ka përfshirë zyret e menaxhimit të lëndëve brenda Gjykatës së Pejës.

Zjarri ka shpërthyer mbrëmë pas mesnate, derisa zjarrfikësit kanë arritur që ta shuajnë atë.

KALLXO.com ka siguruar disa fotografi nga zyra e cila ishte përfshirë në zjarr ku shihen dëmet që janë shkaktuar nga zjarri.

Siç merr vesh KALLXO.com në këtë zyre menaxhon- ruhen lëndët të cilat pranohen në Gjykatë dhe lëndët të cilat janë në punë brenda kësaj Gjykate.

Ende nuk ka raport zyrtar nëse janë dëmtuar-djegur lëndët të cilat gjendeshin brenda kësaj zyreje.