Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Zihen Duke Vjedhur Dy të Mitur

Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës së djeshme ka arrestuar dy persona të mitur, të cilët janë zënë në flagrancë duke vjedhur në një lokal.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Dubravë të Istogut.

Në raportin e saj të përditshëm Policia njofton se të dyshuarit, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Policia nuk ka dhënë të tjera hollësi rreth këtij rasti.