Ziadin Sela. Foto: Kallxo.com

Ziadin Sela Rizgjidhet Kryetar i Aleancës së Shqiptarëve

Nga 607 delegatë, 606 votuan “pro” dhe vetëm një “kundër”, me çka në Kongresin e sotshëm të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela është rizgjedhur për kryetar të partisë, shkruan tv21.tv

Gjithashtu në Kongres u miratuan statuti i partisë, platforma partiake, si dhe është propozuar ndërrimi i emrit të partisë në Aleanca Shqiptare.

Përpos kësaj, është vendosur që e drejta e kandidimit për kreun e partisë të jetë vetëm dy herë dhe jo më shumë./21Media