Foto: Ilustrim

Zhduket vajza e mitur nga Novobërda

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një vajzë e mitur nga fshati Llabjan i komunës së Novobërdës.

Rastin për policinë e kishte bërë të ditur motra e saj, e cila kishte njoftuar se motra e mitur me datën 06 shkurt të këtij viti kishte dalur nga shtëpia dhe se nuk dinte asgjë për vendndodhjen e saj.

Policia ka njoftuar se për rastin janë hapur hetime.