Policia e Trafikut - Foto: KALLXO.com

Zhduket një person në Prizren

Një person është zhdukur që nga data 12 maji. 

Policia e rajonit të Prizrenit, me anë të një njoftimi ka thënë se në bazë të informacioneve të familjarëve të të zhdukurit, ky i fundit është larguar në drejtim të panjohur.

“Marjan Ghugja viti i lindjes 1948 nga Prizreni është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur dhe se nga ajo ditë ende nuk dihet asgjë për vendin ku ndodhet”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Sipas njoftimit, në ditën kur është larguar Marjan Ghugja, ka pasur të veshur një xhaketë të kafet dhe pantallona të zinj. 

Policia ka njoftuar edhe se i njëjti ka probleme shëndetësore me harresën.

“Drejtoria Rajonale Policisë se Prizrenit kërkon ndihmë nga qytetarët të cilët mund të kenë ndonjë informatë sado të vogël ta informojnë stacionin më të afërt policor ose në telefon në numrin 192”, thuhet në njoftim më tutje. 

Marjan Ghugja