Ilustrim - Policia e Kosovës në aksion - Foto: KALLXO.com

Zhduket 22 vjeçarja nga Skenderaj

Një vajzë 22 vjeçare nga Skenderaj është raportuar e zhdukur në Policinë e Kosovës nga vëllai i saj.

Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha.

Sipas tij rasti është paraqitur në polici dje pasdite, derisa bëhet e ditur se viktima është larguar nga shtëpia mëngjesin e së enjtes.

“Mund të ju konfirmoj se me 28.09.2018 rreth orës 14:00  në Policinë e Kosovës në një nga stacionet policore në Prishtinë është  paraqitur ankuesi Mashkull/Sh/K i cili raporton se viktima: Femër/Shqiptare/Kosovare, me datë 27.09.2018 rreth orës 08:15 është larguar nga shtëpia”, ka thënë zëdhënësi Hoxha.

Sipas tij, njësitë policore iu kanë përgjigjur rastit i cili mbetet nën hetime të mëtejme.