Zhbogar: Partitë t’i Largojnë të Korruptuarit nga Listat për Deputetë

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar ka bërë thirrje për ndërrim të klasës politike duke larguar politikanët të përfshirë në afera korruptive.

Zbogar i cili është në përfundim të mandatit ishte i ftuar në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, ku ndër të tjerash ka adresuar korrupsionin nëpër institucione dhe aferat e fundit të përgjimeve.

“Kosova duhet të bindë njerëzit që është e sinqertë kur flet për luftën kundër korrupsionit, e kjo vlen edhe më shumë tani pas këtyre aferave “Pronto”. Pra, ne duhet ta shohim politikën “zero tolerancë korrupsionit” duke ndodhur në praktikë”, i tha Zhbogar, Jeta Xharrës në një intervistë për emisionin Jeta në Kosovë.

Ai theksoi  se politika duhet të pastrohet nga politikanët nën hetime apo akuza për afera korruptive duke lënë mundësinë për një klasë të pastër politike.

”Ne duhet t’i shohim politikanët që janë nën hetime, apo që kanë aktakuza të ngritura apo që akuzohen në gjykatë, jashtë politikës. Do të ishte mirë të kemi politikanë që janë rol modele, pra kemi nevojë për politikanë që janë promovues të duarve të pastra, që luftojnë korrupsionin  ”, konstatoi Zbogar.

“Ne duhet të shohim që partitë politike nuk tolerojnë t’i kenë këta njerëz në listat e tyre për të kandidatëve apo nëpër pozita të ndryshme”, tha diplomati slloven.

Intervista me Samuel Zbogar do të transmetohet në një nga emisionet e ardhshme të “Jeta në Kosovë”.

Samuel  Zbogar përfundon mandatin e tij në shtator dhe do të zëvendësohet nga Natalya Apolostova nga Bullgaria.

http://kallxo.com/apostolova-ne-vend-te-zbogarit/