Zharku: Përfshirja e njerëzve të AAK-së në betonimin e autostradës, rast për prokurorinë

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” ka transmetuar hulumtimin i cili zbardh mënyrën se si kompania e familjes së zëvendësministrit të Infrastrukturë, Rexhep Kadriu,  është përfshirë në ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan.

Për këtë përfshirje, ish-ministri i infrastrukturës, Lufti Zharku ka thënë se është çështje me të cilën duhet të merret prokuroria.

“Kjo është katastrofa e kësaj qeveria, degjenerim total, me këtë rast duhet të merret urgjent prokuroria”, është shprehur Zharku.

Emisionin e plotë të “Drejtësia në Kosovë”, mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.