Zharku: Kishim provuar ta ndërprejmë monopolin

Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën e jashtëzakonshme për heqjen e monopolit për homologimin e veturave.

Propozuesi i kësaj seance, deputeti i LDK-së, Lutfi Zharku, ka thënë që secila qeveri pasuese pas LDK-së, e ka bërë të pamundur shkëputjen e kësaj kontrate.

“Marrëveshja e cila ofron ekskluzivitet më autoritet 10 vjeçar, secila qeveri pasuese ia ka bërë të pamundur ndaljen e saj. Qeveria Mustafa kishte marrë vendim që t’i ndërpresë monopolet, dhe i kemi dërguar shkresë zyrtare EuroLab në janar të vitit 2016. Euro Lab ka refuzuar duke thënë se do të dëmtoheshin për shkak të investimit të madh që kanë bërë”, tha ai.

Ish-ministri i Infrastrukturës, ka kritikuar pasardhësin e tij për qasjen ndaj Ligjit për Automjete.

Këto ditë ministri Lekaj ka deklaruar se fajtor është ligji për automjete.  Unë pres që ministri të del të mbrojë praktikën e Qeverisë për vazhdimin monopolit e jo të merret me ligjin e miratuar para 2 vitesh”, tha Zharku.

“Ligji për automjete e hap dhe liberalizon tregun. Këtë e dëshmojnë disa nene të ligjit. Nuk është problem ligji per automjete, por kjo Qeveri që prodhon akte nënligjore në kundërshtim me ligjet në fuqi”, tha ai.

Deputeti Zharku dha tri propozime të cilat sipas tij sot duhet ti ndjek Kuvendi i Kosovës.

“Ne propozojmë që në baze te kushtetutës dhe në bazë të rregullores së kuvendit, Të shfuqizohet Udhëzimi Administrativ, brenda dy muajve të hyj Udhëzimi Administrativ i ri në fuqi i hartuar në bazë te ligjit, dhe deri në fund te vitit 2019 të liberalizohet tregu”, përfundoi ai.

Diskutimi për çështjen e monopolit në homologim po vjen rreth një vit pasi Emisioni ‘Drejtësia në Kosovë’, kishte realizuar hulumtim për këtë temë.

Ministria e Infrastrukturës është kujdesur që të trashë edhe më shumë monopolin e homologimit. Për 10 vjet, e njëjta ministria ia kishte garantuar monopolin në homologim të veturave kompanisë EuroLab, duke ia caktuar edhe shumë që qytetarët do të obligohen që ta paguajnë për homologim.

Emisioni “Drejtësia në Kosovë” ka gjetur se kjo praktik mund të vazhdojë edhe në të ardhmen, pasi Ministria e Infrastrukturës e ka hartuar një Udhëzim Administrativ përmes të cilit e vështirëson hapjen e tregut për këtë Homologim. Përveç kësaj, Ministria e Infrastrukturës e ka autorizuar pa procedurat konkurruese të njëjtën kompani, EuroLab për të kryer edhe “A-testimin” e veturave, që tash do të quhet homologim individual. Deri më tani “A-testimi” është bërë nga Fakulteti Teknik i Universitetit të Prishtinës.

Trashja e monopolit në homologim