Zgjidhet Drejtori Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit

Gjatë seancës së sotme plenare të Kuvendit të Kosovës është votuar edhe për drejtorin dhe zëvendësdrejtorin e Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.

Në votimin për drejtor kanë marrë pjesë 84 deputetë. Katër vota janë shpallur të pavlefshme, 52 kanë shkuar për kandidatin Raif Preteni dhe 28 për Nazmi Jasharin.

Prandaj, Raif Preteni është zgjedhur drejtor i Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit me mandat 5-vjeçar.

Ndërsa, për zëvendësdrejtor në votim kanë marrë pjesë 84 deputetë. 16 vota janë shpallur të pavlefshme, për kandidatin Halil Bllaca kanë votuar 37 deputetë e për Boguljub Staletoviq 31.

Prandaj, meqë asnjëri nga kandidatët nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për zëvendësdrejtor do të përsëritet konkursi.