Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

Zgjidhen me Short Auditorët për Financat e Partive

Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike janë zgjedhur me short 10 auditorë që do të auditojnë raportet financiare të subjekteve politike.

Përveç raporteve financiare, auditorët e zgjedhur me short do të auditojnë edhe raportet e deklarimit financiar të subjekteve politike gjatë fushatës.

Ymer Shatri, Muhamet Feka, Agron Mustafa, Elmije Osmani Shatri, Qerim Qerimi, Haxhi Nimanaj, Besa Sahitaj Berishaj, Fatmir Mehmeti, Njazi Jakupi dhe Fadil Hyseni janë personat që do të auditojnë financat e partive.

Sipas njoftimit nga mbledhja e komisionit, tërheqja e shortit për auditorët është bërë me zarfa të mbyllur,

Auditimi i financave të partive nuk është bërë që nga viti 2013.

Auditimi sipas njoftimit të komisionit duhet të përfundojë brenda 45 ditësh.

Transparencën e financimit të partive dhe auditimin e raporteve të tyre e kishte kërkuar shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë Natalya Apostolova.

https://kallxo.com/kerkohet-te-dihet-si-po-financohen-partite/

Raportet financiare i ka publikuar vazhdimisht vetëm Vetëvendosja, ndërsa LDK e PDK këto raporte i publikuan pas kërkesës së Apostolovës.