Zgjedhjet në PDK Elmi Reçica më pak vota se Bajrush Xhemajli

Partia Demokratike e Kosovës ka renditur kandidatët më të votuar për Këshillin Drejtues të kësaj partie.

Nga kuvendi i partisë i pari me numrin më të madh të votave është renditur Uran Ismaili ndërsa pas tij është renditur Bajrush Xhemajli.

I dhjeti në listë është Memli Krasniqi ndërsa me numrin 23 është renditur Sami Lushtaku, e pas tij vijnë figura të tjera të PDK-së si Hajdar Beqaj, Latif Gashi e Adem Grabovci.

Në njoftimin e saj, PDK ka sqaruar edhe procesin e zgjedhjes së anëtarëve.

“Lista e Këshillit Drejtues, është në përputhje me nenin 13.5, të Rregullores së Zgjedhjeve, ku thuhet se në secilën degë ku PDK-ja ka marrë në zgjedhjet e fundit lokale mbi 500 vota, do të ketë së paku një anëtar në Këshillin Drejtues (më të votuarin)”, thuhet në njoftim.

Lista e plote