Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, deri në ora 10:00 votuan 6.16%

Nga një total prej 1.808.131 votues, deri në orën 10:00 votuan 6.16% ose 95.406 votues, tha Komisioni Shtetëror Zgjedhor në një konferencë shtypi.

Në Sveti Nikollë ka dalje të madhe deri në orën 10 nga 11.48%, ndërsa në Likovë pjesëmarrja është nën 1%, përkatësisht 0.97%.

Në zgjedhje të drejtë vote kanë 1.808.131 votues, të cilët mund të zgjedhin midis tre kandidatëve: Blerim Reka, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovski.

Në rrethin e parë fitues mund të jetë kandidati i cili fiton shumicë votash nga numri i përgjithshëm i votuesve, më shumë se 904.066 vota.

Sipas nenit 81 nga Kushtetuta, nëse në raundin e parë askush nuk e merr shumicën e nevojshme, në rrethin e dytë shkojnë dy kandidatë që kanë fituar më shumë vota në rrethin e parë.

Rundi i dytë i votimit mbahet në afat prej 14 ditëve pas përfundimit të rrethit të parë të votimit, në këtë rast 5 maj./21Media