Foto: Arkiv

Zgjedhja e Presidentit Hyn në Rend të Ditës

Seanca e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar me votimin e disa projektligjeve, kësaj radhe pa opozitë, dhe për herë të parë pa zhurmë dhe gaz lotsjellës që nga shtatori i vitit të kaluar, ndërsa në orën 16:00 është paralajmëruar një mbledhje e kryesisë së Kuvendit me shefat e grupeve parlamentare.

KALLXO.com më herët raportoi se deputetët e PDK-së, Adem Grabovci dhe Elmi Reçica, janë angazhuar për mbledhjen e nënshkrimeve nga deputetët tjerë për kandidaturën e Hashim Thaçit për President të Kosovës.

KALLXO.com ka konfirmuar se pika e vetme e rendit të ditës në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit me shefat e grupeve parlamentare është thirrja e një seance të jashtëzakonshme të Kuvendit në të cilën do të votohej për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.