Zgjedhen pesë anëtarë të Këshillit Drejtues të UP-së

Senati i Universiteti të Prishtinës ka zgjedhur sot pesë anëtarët e Këshillit Drejtues.

Anëtarët e zgjedhur nga votimi i fshehtë janë: Bedri Bahtiri, Zenun Halili, Alberta Troni, Kemajl Bislimi dhe Naser Kabashi.

Procesi zgjedhor është zhvilluar në tre rounde dhe anëtarët janë zgjidhur nga radhët e personelit akademik të cilët gjithsej ishin 40.

Në round të parë është zgjedhur Bedri Bahtiri dhe Zenun Halili, në të dytin më e votuara është Alberta Troni dhë në roundin e fundit, Kemajl Bislimi dhe Naser Kabashi.

Bedri Bahtiri aktualisht është profesor asistent në Fakultetin Juridik, gjegjësisht në Katedrën Civile dhe Katedrën Historike Juridike.

Zenun Halili është profesor i asocuar në Fakultetin Filozofik, gjegjësisht në Departamentin e Shkencave Politike.

Alberta Troni është profesoreshë e asocuar në Fakultetin e Arteve, në Degën e Arteve Muzikore.

Kemajl Bislimi është profesor i rregullt në Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore, në Departamentin e Biologjisë.

Naser Kabashi është profesor i rregullt në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës.

KALLXO.com ka raportuar sot së procesi zgjedhor për anëtarë të Këshillit Drejtues të UP-së nuk është lejuar prania e kamerës së KALLXO.com me arysetimin së është “proces i ndjeshëm”.

KALLXO.com kishte siguruar listën e 21 kandidatëve që kanë konkurruar për këtë pozitë në Këshillin Drejtues të këtij Universiteti.

Këta janë 21 kandidatët që synojnë 5 pozitat në Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës