Zëvendësministri i MPJ: S’kam Deklaruar se Njohja e Ndonjë Shteti Është e Parëndësishme

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Anton Berisha ka reagur në lidhje me shkrimet në media, ku thuhej se ai nuk e ka pa si të rëndësishme njohjen e pavarësisë nga shteti i Burundit.

Më 17 shkurt, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq kishte deklaruar se dhurata për pavarësinë e Kosovës është tërheqja e njohjes nga shteti i Burundit. Mirëpo kjo ishte përgënjeshtruar nga zyrtarët e MPJ-së.

Sipas zëvëndësministrit Berisha, ai asnjëherë nuk ka deklaruar se njohja e ndonjë shteti është e parëndësishme.

“Ajo nuk zhvlerëson asnjë njohje dhe unë asnjëherë nuk kam deklaruar se njohja e ndonjë shteti është e parëndësishme. Është e kundërta, që çdo shtet qe na ka njohur meriton falënderimin dhe respektin”, ka shkruar Berisha në profilin e tij në Facebook.

http://kallxo.com/mpj-burundi-nuk-e-ka-terhequr-njohjen-e-pavaresise-se-kosoves/