Zëvendësministri: Me ftesë të Kabinetit së Kryeministrit mora pjesë në dy takime

Zëvendësministri Fatmir Gashi ndër aktivitetet e tij ka listuar edhe pjesëmarrjen në dy takime me ftesë të ZKM-së.

“Me ftesë të kabinetit të Kryeministrit mora pjesë në dy takime ku kontribuova në diskutimin lidhur me propozimin për projektin ideor për strategjinë zhvillimore afatgjatë të Republikës së Kosovës 2018-2028”, i shkruan zëvendësministri – Kryeministrit.

Zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi në raportin 100 ditor të punës së tij, të cilin e ka siguruar KALLXO.com thuhet se ai edhe e ka zëvendësuar shefin e tij, Bedri Hamzën në mbledhjet e Qeverisë.

Thotë se ka marrë pjesë edhe në takimin dy ditorë në Budva me Kryetarët e Komunave, ku ka mbajtur edhe një prezantim.

Veç Budvas, thotë se me ftesën e GIZ ka marrë qenë për vizitë studimore edhe në Shqipëri.

Ai ka listuar pjesëmarrjen  e tij edhe në Konferencën e 43 vjetorit të Bankës Islamike.

“Me autorizimin e Ministrit Bedri Hamza mora pjesë në konferencën e 43 vjetore të Bankës Islamike për zhvillim e cila u zhvillu në Tunizi”, thuhet në raportin e tij.

Thotë se e ka përfaqësuar ministrin në komisionet qeveritare për disa çështje të rëndësishme, siç është: Pagesa e milionave eurove shtesë kompanisë Bechtel- Enka, për ndërmarrjet publike, për projektin e termocentralit Kosova e re etj.

KËTU mund të lexoni raportin e plotë të zëvendësministrit Fatmir Gashi.

KALLXO.com do të publikojë raportet e punës së zëvendësministrave.

Raporti i radhës do të jetë për zëvendësministrin Shukri Maxhuni.

Shkrime të tjera nga dosja e zëvendësministrave:

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kam shpërnda mirënjohje për mësuesit

Raportimi tek Kryeministri: Në cilësinë e zëvendësministrit isha në Restorant në Prizren

Zëvendësministri i raporton Haradinajt se ku e festoi 10 vjetorin e Pavarësisë

Zëvendësministri i raporton Haradinajt bisedën në radio dhe 54 fotografi nga takimet

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Vizitova tri ambasada të Kosovës

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: I vizitova 69 ndërtesa

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kam kontrolluar 288 lëndë

Agim Çeku i raporton Haradinajt: Kam dalë në TV

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam taku me Ty!

Fotografi për ta bindur Haradinajn se zëvendësministri punoi

Zëvendësministri i ankohet kryeministrit: Nuk kam bashkëpunim me Ministrin Abelard Tahiri

Zëvendësministri i raporton Haradinajt lajme shpresëdhënëse për Diasporën

Raporti me gabime drejtshkrimore i zëvendësministrit të bujqësisë

Zëvendësministri ia shpjegon Kryeministrit rregulloren e Qeverisë

Zëvendësministri i raporton aktivitetet partiake tek Kryeministri

Zvëvendësi i Mahir Yagcilar: Javën e parë u njoftova me Ministrin dhe Sekretarin 

Zëvendësministri ia dërgon kryeministrit agjendën me 76 takime

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam takuar me ministren

Zëvendësministri raporton tek Haradinaj 30 takime për 100 ditë

Zëvendësministri i ngarkuar me hulumtime dhe grupe punuese

Gjergj Dedaj i ankohet Haradinajt, Pacolli nuk më pranon në takim

Zëvendësministrja e llogaritë punë vizitën në Katedrale