Zëvendësministri: Më 29 dhjetor ishte darka festive e fundvitit

Zëvendësministri Hyzer Gashi raportin e tij të punës e nis duke treguar se java e parë ishte një javë e gjatë, gjatë të cilës thotë se e kompletuan zyrën.

“Më pas disa na vizituan dhe uruan për pozitat e marra”, shkruan ai.

Zëvendësministri i Financave, Hyzer Gashi, raportit 100 ditësh të punës së tij, të cilin e ka siguruar KALLXO.com, ia ka bashkangjitur edhe një email të shkëmbyer me ministrin e tij, Bedri Hamza.

Më pas thotë se në dhjetor të vitit të kaluar kanë pranuar edhe një email nga zyra për informim.

“Për çdo takim me ambasadorë apo ndonjë delegacion, ju lutem kontaktoni zyrën e informimit që t’i presin poshtë delegacionet”, i shkruan ai kryeministrit.

Ai thotë se ishte edhe për homazhe në 19 vjetorin e Masakrës së Reçakut, që siç shkruan aty kanë marrë pjesë edhe krerët e shtetit, përfshirë edhe Kryeministrin.

E përmes shkresës elektronike, ai ia shpjegon ministrit shqetësimet e mullisëve për tatimin e dyfishtë në ujem. Kjo është vetëm njëra nga shkresat elektronike që janë përfshirë në raportin e tij të punës. Ai madje i ka raportuar Kryeministrit edhe kur është takuar me zëdhënësin e Ministrisë.

Ai nuk ka harruar t’i raportojë për festat e fundvitit.

“Dërguar një imell asistentes së ministrit të financave, Bedri Hamza për një takim konsultativ. 29.12.17 ishte darka festive e fundvitit filluar nga ora 19:30, në Sheshin 21”, thuhet në raportin e punës së zv.ministrit.

Më pas zëvendësi i Bedri Hamzës ka listuar secilin takim e aktivitet që ka pasur.

KËTU mund të lexoni raportin e plotë të zëvendësministrit Hyzer Gashi.

KALLXO.com do të publikojë raportet e punës së zëvendësministrave.

Pesë raportet e radhës do të publikohen nesër.

Shkrime të tjera nga dosja e zëvendësministrave:

Zëvendësministri: Me ftesë të Kabinetit së Kryeministrit mora pjesë në dy takime

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kam shpërnda mirënjohje për mësuesit

Raportimi tek Kryeministri: Në cilësinë e zëvendësministrit isha në Restorant në Prizren

Zëvendësministri i raporton Haradinajt se ku e festoi 10 vjetorin e Pavarësisë

Zëvendësministri i raporton Haradinajt bisedën në radio dhe 54 fotografi nga takimet

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Vizitova tri ambasada të Kosovës

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: I vizitova 69 ndërtesa

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kam kontrolluar 288 lëndë

Agim Çeku i raporton Haradinajt: Kam dalë në TV

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam taku me Ty!

Fotografi për ta bindur Haradinajn se zëvendësministri punoi

Zëvendësministri i ankohet kryeministrit: Nuk kam bashkëpunim me Ministrin Abelard Tahiri

Zëvendësministri i raporton Haradinajt lajme shpresëdhënëse për Diasporën

Raporti me gabime drejtshkrimore i zëvendësministrit të bujqësisë

Zëvendësministri ia shpjegon Kryeministrit rregulloren e Qeverisë

Zëvendësministri i raporton aktivitetet partiake tek Kryeministri

Zvëvendësi i Mahir Yagcilar: Javën e parë u njoftova me Ministrin dhe Sekretarin 

Zëvendësministri ia dërgon kryeministrit agjendën me 76 takime

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam takuar me ministren

Zëvendësministri raporton tek Haradinaj 30 takime për 100 ditë

Zëvendësministri i ngarkuar me hulumtime dhe grupe punuese

Gjergj Dedaj i ankohet Haradinajt, Pacolli nuk më pranon në takim

Zëvendësministrja e llogaritë punë vizitën në Katedrale