Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kontaktova me Coca Cola HBC

Zëvendësministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi thotë se ka vënë kontakte me përfaqësuesit e një pije jo-alkoolike rreth mundësisë së tyre për të mbështetur projekte që lidhen me ambientin nga kjo kompani. Matoshi, pas dorëheqjes së Albena Reshitaj, është emëruar Ushtrues Detyre i Ministrisë së Mjedisit.

Ai thotë se me vendim të ministres ka mbajtur takime dhe ka qenë bartës i procesit të sigurimit të dokumentacionit rreth zhvillimit të projektit për Prishtinën e Re – Qendra Administrative në Hajvali.

Ushtruesi i detyrës së Ministrin në Ministrin e Mjedisit, Fatmir Matoshi, në raportin 100 ditor të punës së tij dorëzuar Kryeministrit, të cilin e ka siguruar KALLXO.com, thotë se bashkë me ish-ministren, Albena Reshitaj ka qenë në vizitë zyrtare në Shqipëri, ku janë takuar me Presidentin Ilir Meta dhe ministrin, Blendi Klosi.

Më pas Matoshi thotë se e ka përfaqësuar ministrinë edhe në konferenca në Mal të Zi dhe në Turqi.

Në raport thuhet se ai ka punuar edhe në organizimin e takimit të Reshitajt me Kryetarët e Komunave.

KËTU mund të lexoni raportin e plotë të zëvendësministrit Fatmir Matoshi.

KALLXO.com do të publikojë raportet e punës së zëvendësministrave.

Raporti i radhës do të jetë për zëvendësministrin Kurtan Kajtazi.

Shkrime të tjera nga dosja e zëvendësministrave:

Telashet e zëvendësministrit: Mungesa e numrave të telefonave

Zëvendësministri raporton për debate publike e paraqitje nëpër media

Zëvendësministrja: 104 foto për ta bindur Haradinajn

Ankohet zëvendësministri: Nuk kam komunikim me ministrin

Zëvendësministri: Isha në Novi Pazar e Guci

Zëvendësministri Qazim Rrahmani: Kam zhvilluar një turne nëpër Kosovë

100 ditët e Zëvendësministrit: Ishte tremujor plot ritëm

Raporti i punës: Një memorandum, disa ftesa e agjenda dhe shumë foto

Zëndësministri me katër takime për 100 ditë

Zëvendësministri: Kam marr pjesë në konferencën për media të ministrit Lluka

Zëvendësministri: Më 29 dhjetor ishte darka festive e fundvitit

Zëvendësministri i tregon kryeministrit për kullosat e Kosovës që nga koha e Perandorisë Romake

Zëvendësministri: Me ftesë të Kabinetit së Kryeministrit mora pjesë në dy takime

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kam shpërnda mirënjohje për mësuesit

Raportimi tek Kryeministri: Në cilësinë e zëvendësministrit isha në Restorant në Prizren

Zëvendësministri i raporton Haradinajt se ku e festoi 10 vjetorin e Pavarësisë

Zëvendësministri i raporton Haradinajt bisedën në radio dhe 54 fotografi nga takimet

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Vizitova tri ambasada të Kosovës

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: I vizitova 69 ndërtesa

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kam kontrolluar 288 lëndë

Agim Çeku i raporton Haradinajt: Kam dalë në TV

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam taku me Ty!

Fotografi për ta bindur Haradinajn se zëvendësministri punoi

Zëvendësministri i ankohet kryeministrit: Nuk kam bashkëpunim me Ministrin Abelard Tahiri

Zëvendësministri i raporton Haradinajt lajme shpresëdhënëse për Diasporën

Raporti me gabime drejtshkrimore i zëvendësministrit të bujqësisë

Zëvendësministri ia shpjegon Kryeministrit rregulloren e Qeverisë

Zëvendësministri i raporton aktivitetet partiake tek Kryeministri

Zvëvendësi i Mahir Yagcilar: Javën e parë u njoftova me Ministrin dhe Sekretarin 

Zëvendësministri ia dërgon kryeministrit agjendën me 76 takime

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam takuar me ministren

Zëvendësministri raporton tek Haradinaj 30 takime për 100 ditë

Zëvendësministri i ngarkuar me hulumtime dhe grupe punuese

Gjergj Dedaj i ankohet Haradinajt, Pacolli nuk më pranon në takim

Zëvendësministrja e llogaritë punë vizitën në Katedrale