Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kam kontrolluar 288 lëndë

Zëvendësministri i MAPL, Beqir Fejzullahu thotë se ka kontrolluar e aprovuar në total 288 lëndë.

Në raportin 100 ditor të punës së tij, të cilin ia ka dorëzuar Kryeministrit thotë se e ka zëvendësuar ministrin në mbledhjet e Qeverisë dhe se ka kontrolluar e aprovuar disa akte komunale.

Në raportin e punës të cilin e ka siguruar KALLXO.com ai thotë se ka kontrolluar e aprovuar: 216 lëndë për konfirmimin e ligjshmërisë së akteve të kuvendeve komunale, 41 kërkesa për rishqyrtim e ligjshmërisë, 29 lëndë që sipas tij kanë qenë përgjigje në kërkesa nga organet komunale dhe kërkesa individuale, si dhe 2 shkresa shpjeguese për parashtruesit.

Thotë po ashtu se ka pritur në takim shumë kryetar komunash.

Më pas zëvendësministri ka listuar edhe konferencat ku ka marrë pjesë

KËTU mund të lexoni raportin e plotë të zëvendësministrit Beqir Fejzullahu.

KALLXO.com do të publikojë raportet e punës së zëvendësministrave.

Raporti i radhës do të jetë për zëvendësministrin Faruk Nura.

Shkrime të tjera nga dosja e zëvendësministrave:

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: I vizitova 69 ndërtesa

Agim Çeku i raporton Haradinajt: Kam dalë në TV

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam taku me Ty!

Fotografi për ta bindur Haradinajn se zëvendësministri punoi

Zëvendësministri i ankohet kryeministrit: Nuk kam bashkëpunim me Ministrin Abelard Tahiri

Zëvendësministri i raporton Haradinajt lajme shpresëdhënëse për Diasporën

Raporti me gabime drejtshkrimore i zëvendësministrit të bujqësisë

Zëvendësministri ia shpjegon Kryeministrit rregulloren e Qeverisë

Zëvendësministri i raporton aktivitetet partiake tek Kryeministri

Zvëvendësi i Mahir Yagcilar: Javën e parë u njoftova me Ministrin dhe Sekretarin 

Zëvendësministri ia dërgon kryeministrit agjendën me 76 takime

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam takuar me ministren

Zëvendësministri raporton tek Haradinaj 30 takime për 100 ditë

Zëvendësministri i ngarkuar me hulumtime dhe grupe punuese

Gjergj Dedaj i ankohet Haradinajt, Pacolli nuk më pranon në takim

Zëvendësministrja e llogaritë punë vizitën në Katedrale