Zëvendësministri i tregon kryeministrit për kullosat e Kosovës që nga koha e Perandorisë Romake

Zëvendësministri Shukri Maxhuni raportin e tij të punës e nis me një fjalë të urtë popullore.

“Bujqësia është minierë e pashterueshme që kemi pasuri nga Zoti. Prandaj duhet ta çmojmë dhe ta zhvillojmë”.

Pas kësaj fjalie, Maxhuni ia ka shpjeguar kryeministrit pse bujqësia dhe blegtoria duhet të jenë prioritetet e qeverisë së Kosovës.

Këtë kapitull ai e ka përmbyllur me një shpjegim të zinxhirit në bujqësi.

“Zemra e zhvillimit të një shteti është bujqësia. Zemra e bujqësisë është blegtoria. Zemra e blegtorisë është lopa. Zemra e lopës është fermeri, Zemra e fermerit është qumështorja. Zemra e qumështores është teknologu. Pa funksion ky  zinxhir nuk ka zhvillim”, shkruan Maxhuni.

Këtë pjesë ai e fut në korniza, pas së cilës është edhe një thënje së bashku me një fotografi të lopëve duke kullotur.

“Kafshët qumështore janë fabrikë. Prandaj, kush ka një të tillë, ka një fabrikë (sic!)”. Dr.Sc.Shukri Maxhuni, Prof.assis”, thuhet në raportin e zëvendësministrit.

Zëvendësministri i Bujqësisë, Shukri Maxhuni në raportin 100 ditor të punës së tij, të cilin e ka siguruar KALLXO.com thotë se prioritet duhet të jetë bujqësia, ngase sipas tij ‘është zemra e zhvillimit të shtetit”.

Ai thotë se bazë kryesore për zhvillimin e bujqësisë organike janë kullotat.

“Nga të dhënat e kohës së pushtimit Romak, Bizantin dhe Osman është vërejtur se këto kullota kanë qenë mundësi e madhe që të kullosin prej 100.000 – 200.000 krerë bagëti…”, i shpjegon ai Kryeministrit.

Në raportin e tij, zëvendësministri ka bërë disa propozime për reforma të cilat i ka mbështetur edhe më një analizë financiare, pra ndikimin e tyre në ekonomi.

Më pas ai ia ka shpjeguar në 30 faqe Kryeministrit projekt-strategjinë për zhvillimin e bujqësisë.

KËTU mund të lexoni raportin e plotë të zëvendësministrit Shukri Maxhuni.

 

KALLXO.com do të publikojë raportet e punës së zëvendësministrave.

Raporti i radhës do të jetë për zëvendësministrin Hyzer Gashi.

Shkrime të tjera nga dosja e zëvendësministrave:

Zëvendësministri: Me ftesë të Kabinetit së Kryeministrit mora pjesë në dy takime

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kam shpërnda mirënjohje për mësuesit

Raportimi tek Kryeministri: Në cilësinë e zëvendësministrit isha në Restorant në Prizren

Zëvendësministri i raporton Haradinajt se ku e festoi 10 vjetorin e Pavarësisë

Zëvendësministri i raporton Haradinajt bisedën në radio dhe 54 fotografi nga takimet

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Vizitova tri ambasada të Kosovës

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: I vizitova 69 ndërtesa

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Kam kontrolluar 288 lëndë

Agim Çeku i raporton Haradinajt: Kam dalë në TV

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam taku me Ty!

Fotografi për ta bindur Haradinajn se zëvendësministri punoi

Zëvendësministri i ankohet kryeministrit: Nuk kam bashkëpunim me Ministrin Abelard Tahiri

Zëvendësministri i raporton Haradinajt lajme shpresëdhënëse për Diasporën

Raporti me gabime drejtshkrimore i zëvendësministrit të bujqësisë

Zëvendësministri ia shpjegon Kryeministrit rregulloren e Qeverisë

Zëvendësministri i raporton aktivitetet partiake tek Kryeministri

Zvëvendësi i Mahir Yagcilar: Javën e parë u njoftova me Ministrin dhe Sekretarin 

Zëvendësministri ia dërgon kryeministrit agjendën me 76 takime

Zëvendësministri i raporton Haradinajt: Jam takuar me ministren

Zëvendësministri raporton tek Haradinaj 30 takime për 100 ditë

Zëvendësministri i ngarkuar me hulumtime dhe grupe punuese

Gjergj Dedaj i ankohet Haradinajt, Pacolli nuk më pranon në takim

Zëvendësministrja e llogaritë punë vizitën në Katedrale