Zëvendësministri hyn në negociata me prokurorinë për marrëveshje për pranimin e fajësisë
Ish Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prizrenit ka pranuar që të negociojë një marrëveshje për pranim të fajësisë për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Bujar Nerjovaj që aktualisht është Zëvendësministër në qeverinë Haradinaj po akuzohet për keqpërdorim të deytrës zyrtare për kohën sa punonte në Komunën e Prizrenit.
Mbrojtësi i të akuzuarit,avokati Skender Morina para fillimit të seancës deklaroi që pas konsultave me të mbrojturin e tij dhe në bisedë me prokurorin kanë ardhur në përfundim që do të parashtrojnë kërkesë për marrëveshjen e pranimin të fajësisë.
“E lus trupin gjykues që të na jep afat kohor për të arriturr marrëveshjë , andaj kërkoj që shqyrtimi të shtyhet e në seancën e ardhshmë nëse arrihet marrëveshja të njëjtën do ta shpallim në formë të shkruar “, tha Morina
Bujar Nerjovaj deklaroi që e mbështët fjalën e avokatit, dhe kërkon kohë që të negociojnë një marreveshje për pranimin e fajësisë.
Trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Xheladin Osmani kryetar, Artan Sejrani e Ajser Skenderi anëtarë, caktuan datën 20 mars , e deri atëherë palët pritet të dalin me një vendim për marrëveshjen e pranimit të fajësisë.
Aktakuza e ngarkon Nerjovajn me veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, për periudhën sa në Komunën e Prizrenit mbante pozitën e Drejtorit të Drejtorisë Komunale të Inspektoratit.
Ish -drejtori i Inspektoratit Bujar Nerjovaj, aktualisht zëvendës ministër në qeverinë Haradinaj ishte deklaruar i pafajshëm pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurorit së çështjes Metush Biraj.
Sipas aktakuzës ish-drejtori Bujar Nerjovaj, në bazë të këtyre konkluzioneve të inspektoratit, është dashur të bëjë rrënimin e detyrueshëm të mbindërtimit në objektet hoteliere si në vijim: Hotel ”Shadërvan”, Hotel ”Classic”, “Hotel” Centrum” (të gjitha këto me mbindërtime ) si dhe rrënimi i Hotel ”Kaqinari” (sipas aktakuzës i ndërtuar pa leje) të gjitha në Prizren, si dhe objektet hoteliere në fjalë, të gjitha me lokacion gjenden në Zonën e parë të Qendrës Historike në Prizren.
Sipas aktakuzës me mosveprimin e ish-drejtorit Nerjovaj, është dëmtuar kujtesa kolektive e qytetit, në këtë kuadër është dëmtuar edhe trashëgimia kulturore e arkitekturës për të cilën kujdeset Zyra e Qendrës Historike të Prizrenit.
https://kallxo.com/zevendesministri-i-qeverise-haradinaj-deklarohet-rreth-fajesise-ne-gjykate/