Haradinaj në takim me zëvendësministrat | Foto: ZKM

Zëvendësministrat e Haradinajt do të marrin rrogë edhe 6 muaj pas përfundimit të mandatit

Ndonëse Qeveria Haradinaj është në dorëheqje, mbi 80 zëvendësministrat do të vazhdojnë të marrin pagën e tyre edhe për 6 muaj pas përfundimit të mandatit të tyre.

Kjo pasi që deputetët e Kuvendi të Kosovës me miratimin e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik në fillim të këtij viti kanë votuar pro amendamentit që ua lejon këtyre zyrtarëve të marrin 70% të pagës për 6 muajve pas përfundimit të mandatit.

“Funksionari publik: Zëvendësministri i cili pas përfundimit të mandatit nuk realizon asnjë të hyrë nga buxheti i shtetit, ka të drejtën e kompensimit kalimtar prej gjashtë muaj në vlerë prej 70% të pagës bazë të fundit, në institucionin në të cilin ka bartur funksionin”, thuhet në këtë amendament.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të premten në mbledhjen e Qeverisë ka dhënë dorëheqje për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit. 

Ndërsa 1 ditë para se ta njoftonte se do të jepte dorëheqje,  Haradinaj kishte emëruar edhe dy zëvendësministra. KALLXO.com ka marrë vesh se Kadri Kastrati është emëruar më 18 korrik zëvendësministër në Ministrinë e Mbrojtjes, ku ministër është Rrustem Berisha i AAK-së.

Përveç Kastratit, në po të njëjtën ditë, Haradinaj ka emëruar edhe një zëvendësministre tjetër. Myzejene Selmani është emëruar zëvendësministre në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Në listën e 10 vendimeve për të cilat do të mbahet mend kryeministri Ramush Haradinaj përveç taksës dhe Ushtrisë është edhe numri i madh i zëvendësministrave si dhe rritja e pagës për vete.

KALLXO.com në kuadër të Dosjes së Zëvendësministrave pati publikuar raportimin e punës së tyre tek kryeministri Ramush Haradinaj.

https://kallxo.com/zevendesministri-i-flet-haradinajt-per-kullosat-e-kosoves-qe-nga-koha-e-perandorise-romake/?fbclid=IwAR0RQ3sUMC3mn-hJBQhtnFPKdEKoskUU63CkLXO0egto3jQZf-32AiuSRQ0

 

https://kallxo.com/zevendesministri-kam-marr-pjese-ne-konferencen-per-media-te-ministrit-lluka/?fbclid=IwAR3mtVlBAbRx1L9o5ENiNxf2Qc6grtvV8ukEC3akawGhq9Yi-PlTk193X6o

https://kallxo.com/zevendesministrja-104-foto-per-ta-bindur-haradinajn/?fbclid=IwAR34VSg1VM6T1Qw_v4s5iDb_RK8PdVR2wv7WbBwWeMUCnV6pT7dJFmFeeiY