Foto: Eulex Kosovo/Facebook

Zëvendës-shefi i EULEX-it viziton pikën e re kufitare Kosovë-Serbi

Zëvendës-shefi i EULEX-it, Bernd Thran, ka vizituar dje pikë-kalimin e përbashkët kufitar të sapondërtuar në Mutivodë, bashkë me Këshilltarin Doganor për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (MIK), Alan Wilson, si dhe me përfaqësuesit e UNOPS-it, që e ka zbatuar projektin e ndërtimit me fonde të BE-së.

Sipas një komunikate për media, ky pikë-kalim i sapondërtuar, e cila pasi të funksionalizohet plotësisht do ta shkurtojë në mënyrë të konsiderueshme kohën e pritjes për udhëtarët.

“Është ndërtuar sipas të njëjtave standarde të larta sikur edhe PPK në Merdarë, duke e përfshirë dizajnin e saj të përshtatshëm mjedisor. Gjatë javëve të ardhshme, UNOPS-i do t’ia dorëzojë menaxhimin e kësaj PPK-je autoriteteve të Kosovës”, thuhet tutje.

Me kërë rast Thran tha se kjo pikë-kalimi e përbashkët kufitare do t’i plotësojë në mënyrë të përkryer nevojat e qytetarëve që kalojnë nëpër të nga të dyja drejtimet.

“Do të ishte për keqardhje dhe plotësisht e shmangshme nëse do të hasim në pengesa të cilat do ta ndalojnë këtë projekt të shkëlqyeshëm që të bëhet plotësisht funksional ashtu siç e kemi parë me PPK-në në Merdarë”, tha ai.

“Siç e dimë, trafiku i automjeteve gjatë stinës së verës për në Kosovë dhe nga Kosova mund të rëndohet shumë shpejtë dhe pritjet e panevojshme në radhë të gjata zgjasin me orë të tëra në të nxehtin e verës. Kjo PPK do të bëjë ndryshim të madh në jetën e të gjithë qytetarëve që e përdorin atë,” shtoi Thran.