Blerim Devolli në Komisionin Parlamentar

Zemaj - Blerim Devollit: Ty nuk të takojnë paratë e Telekomit të Kosovës

Pronari i kompanisë Dardafon.net, Blerim Devolli është duke raportuar  sot në Komisionin Hetimor për Postën dhe Telekomin e Kosovës.

Një nga pyetjet e antarëve të Komisionit ishte edhe konteksti në Arbitrazh mes Telekomit dhe Dardafonit.

Kryetari i Komisionit, Visar Ymeri ka thënë se si e ka vendosur Arbitrazhi shumën 29 milionë, ndërsa Devolli është përgjigjur se ‘Z Mobile i ka pasë ekspërtët e saj, Telekomi të vetit dhe gjithashtu Arbitrazhi ka pasë eksperte. Ne kemi kërku 44 milionë, ndërsa Arbitrazhi e ka vendosë 29 milionë”, tha ai.

Ndërsa deputeti Zemaj i tha që, Blerim Devollit që këto para nuk i takojnë atijë.

“Ty nuk të takojnë parat. Dhe të kisha thonë mos me i marrë ato para. Ato i takojnë qytetarëve. Ato nuk janë të grabitësve të Telekomit. Të kisha bo kërkesë mos me i marrë paratë”, tha Zemaj.

Devolli është përgjigjur se është procesi gjyqësor që vendosë.

Në këtë moment, Telekomi i Kosovës gjendet para një borxhi rreth 26 milionë eurosh ndaj Z- Mobile, për të cilën kompania i ka dhënë afat për pagesë deri në fund të qershorit, në kërcënim të përmbarimit.

Në të njëjtën kohë, Telekomi i Kosovës dhe Z-Mobile janë në negociata për të vazhduar ose jo kontratën e cila skadon po ashtu në fund të qershorit.