Milaim Zeka, NISMA.

Zeka: Nëse dëshirojmë dialog duhet ta dëgjojmë Amerikën

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme do të bëjë shqyrtimin e parë të Projektligjit për detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit Shtetërorë të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut me Republikën e Serbisë.

Deputeti, Milaim Zeka nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se nëse Kosova do ta vazhdojë dialogun atëherë duhet t’i dëgjojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne jemi para dy autostradave, a dojmë dialog apo jo, a dojmë me shku në Bruksel a nuk dojmë, nëse dojmë duhet me ngu Amerikën e me shku në Bruksel. Partia Socialdemokrate na ka sjell këtë ligj e në vend se me u ul me rregullu, ne po thojmë se nuk dojmë dialog. Ai njeri që e krahason Thacin me Vucicin, unë nuk kam koment, njerëzit që kanë luftu për me na leju neve me fol shqip duhet me i arrestu, me Hashim Thacin e me Sylejman Selimin, nuk na duhet as Gjykata Speciale e askush”, ka thënë Zeka.

https://kallxo.com/kurti-projektligji-per-dialogun-duhet-te-hidhet-ne-shporte/