Milaim Zeka, NISMA.

Zeka: LVV është dashtë të tërhiqet, pasi LDK ka ftuar interpelancë

Deputeti i Nisma-s  Milaim Zeka tha se e ka kontratën e cila është nënshkruar me Bechtel dhe Enka. Sipas tij Ramush Haradinaj nuk ka faj.

“Qe ku e kam kontratën. Kjo është kontrata sekrete që nuk e ka publiku qeveria dhe kjo është kontrata e lidhur mes Bechtel dhe Enka dhe qeverisë së kaluar. Sot jam bind 100 për qind atë që e kam thënë, nuk ka qare pa shku në burg ose Lutfi Zharku ose Pal Lekaj. Sepse me akuzu Ramush Haradinaj është sikur me i thënë papës së Romës pse nuk po donë mu bo mysliman”, tha Zeka.

Sipas tij kjo është punë e prokurorisë e jo punë debati.

“Kjo është punë e prokurorisë nuk është punë debati. Edhe një herë i bëjë ftesë prokurorit të shtetit”, tha Zeka.

Zeka pati edhe porosi për LVV, duke u thënë se është dashtë të tërhiqen pasi edhe LDK ka ftuar interpelancë për këtë çështje.

“Më vjen gjynah që është hy në sandviç e është ra në penal LVV. Momentin që e keni pa që LDK bashkë me juve e keni thirrur këtë interpelancë Libruin me kanë vend juve isha tërheq”, tha ai duke shtuar se shkaku i 53 milionë eurove është LDK-ja.

Liburn Aliu, tha se nuk përdor taktikë, por për secilën shkelje reagojnë.

“Deputeti kërkon që ne me qenë taktik e të tërhiqemi. Ne s’jemi shumë taktik nëse kemi pa shkelje s’ka aty taktik. Aty duhet të thuhen troç gjërat dhe duhet të flitet, këtu është vendi që duhet me fol”, tha Aliu.

Alu shtoi se është i nevojshëm publikimi i kontratës.