Zëdhënësi i QKUK-së mohon se paguhet si mjek specialist
Mediat dje kanë publikuar një listë të pagave të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në të cilën emri i zëdhënësit të këtij institucioni figuron si mjek specialist.
Për këtë Fazliu ka reaguar duke thënë se kjo është publikuar me tendencë që publikut t’i jepet informata e gabuar se ai merr rrogë tjetër nga funksioni që kryen.
“Sa për sqarim, unë marr rrogën në përputhje me kontratën e cila m’i obligon detyrat dhe përgjegjësitë në vendin e punës.Prandaj, deklaroj me përgjegjësi të lartë ligjore, morale e intelektuale që për 11 vjet të punës sime nuk kam marrë asnjë cent shtesë, përkundër faktit që kam punuar jashtë orarit të punës” tha ai.
Fazliu tha se koeficienti i pagës së tij është 8.4 duke bashkangjitur kështu edhe vendimin për vazhdimin e kontratës së punës.
“Unë jam përgjegjës i Zyrës për Media dhe jo mjek specialist” tha ai.