Zdravkoviq: Janë rreth 400 mijë objekte të ndërtuara pa leje në Kosovë

Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Milena Zdravkoviq, tha se problem kryesor i parqeve kombëtare në Kosovë janë ndërtimet pa leje.

“Kur flasim për ndërtimet pa leje, jo vetëm në Bjeshkët e Nemuna por në të gjitha parqet e tjera  është një numër i madh i ndërtimeve pa leje. Dhe janë rreth 400 mijë objekte të ndërtuara pa leje në Kosovë”, tha ajo duke shtuar se Ministria mban një pjesë të përgjegjësi për këto ndërtime.

Ajo në DebatPërnime, ku u diskutua për mbrojtjen e mjedisit të organizuar në qytetin e Pejës, tha se së shpejti do të hyjë në fuqi ligji për legalizimin e objekteve.

“Ky ligj do të duhej që, pas miratimit të udhëzimit administrativ, shpresojmë brenda një muaji, të hyjë në fuqi dhe të zbatohet. Në këtë rast, të gjithë ata që kanë ndërtuar pa leje në park kombëtar do të duhen ta dorëzojnë raporte dhe tërë dokumentacionin për legalizim të objektit. Në rast se objektet e tyre nuk i përmbushin standardet e ndërtimit dhe të cilësisë dhe të gjitha kërkesat e tjera, ligji do ta trajtojë tutje në mënyrën e duhur. Deri më tani kjo nuk është bërë, dhe është vonuar nxjerrja e legjislacionit dhe pa ligje nuk mund të reagojmë e të veprojmë”, tha Zdravkoviq.

www.kallxo.com