Zbulohet skema e shitjes së patentë-shoferëve në Prishtinë
Policia e Kosovës gjatë operacionit të sotëm ka arrestuar gjithsej 23 persona, nën dyshimin se kanë kryer veprat penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe marrja e ryshfetit.
Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, ka njoftuar se më 22 janar të këtij viti, kishin pranuar këtë informatë nga pronari i një auto-shkolle me seli në Fushë Kosovë dhe nga disa zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës.
Në njoftimin e Policisë thuhet se gjatë kësaj periudhe kohore, kanë siguruar dëshmi relevante që lidhen me veprat penale.
“Sot, më 05.07.2019, është realizuar operacioni policor i fokusuar në këto lokacione: Ministria e Infrastrukturës-Departamenti për Patentë Shofer, një auto-shkollë në Fushë Kosovë dhe një ordinancë në Fushë Kosovë. Dyshohet se të dyshuarit u kanë mundësuar personave të interesuar që të pajisen me patentë shofer të kategorive të ndryshme pa kaluar nëpër testet e nevojshme, në kundërvlerë të parave varësisht prej kategorisë së patentë shoferit (400 – 1000 €)”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Tutje Policia e Kosovës ka bërë të ditur edhe inicialet e të dyshuarve të arrestuar gjatë operacionit të sotëm policor.
F.K. viti i lindjes 1968 f.k.sh.
N.L. viti i lindjes 1966 m.k.sh.
F.L. viti i lindjes 1993 m.k.sh.
L.A. viti i lindjes 1988 m.k.sh.
E.B. viti i lindjes 1994 m.k.sh.
L.Sh. viti i lindjes 1977 m.k.sh.
I. A. viti i lindjes 1983 f.k.sh.
F.F. viti i lindjes 1989 f.k.sh.
A.M. viti i lindjes 1970 m.k.sh.
A.R. viti i lindjes 1957 m.k.sh.
N.B. viti i lindjes 1962 m.k.sh.
F.E. viti i lindjes 1962 m.k.sh.
M.M. viti i lindjes 1973 f.k.sh.
A.B. viti i lindjes 1967 m.k.sh.
Sh.Z. viti i lindjes 1959 m.k.sh.
D.Zh. viti i lindjes 1960 m.k.s.
B.J. viti i lindjes 1984 m.k.sh.
A.K. viti i lindjes 1956 m.k.sh.
L.B. viti i lindjes 1961 f.k.s.
H.J. viti i lindjes 1966 m.k.sh.
Sh.S. viti i lindjes 1981 m.k.s.
A.T. viti i lindjes 1963 m.k.sh.
P.T. viti i lindjes 1995 m.k.sh.
Tutje Policia ka sqaruar se janë arrestuar gjithsej 23 të dyshuar, ku 16 të arrestuarit e parë në këtë listë, janë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës-Departamenti për patentë-shofer, pesë të tjerët në vazhdim të listës janë një menaxher, tre mjekë dhe një psikolog i një ordinance dhe dy të fundit e listës janë bashkëpronar të një në auto-shkolle.
“Policia gjatë zhvillimit të operacionit policor ka sekuestruar edhe prova relevante që do përdorën si dëshmi në procedura gjyqësore. Me aktvendim të prokurorit, gjithë të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve”, është thënë më tej në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.
Para dy orësh, Ushtruesi i Detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë në Prishtinë, Kujtim Munishi kishte thënë për KALLXO.com se kishin arrestuar mbi 20 persona të dyshuar për këto vepra penale.
https://kallxo.com/afera-e-patent-shofereve-mbi-20-te-arrestuar/