Lekët e vjedhura nga banesa e një qytetari të Beratit - Foto: Facebook

Zbardhet Rasti i Vjedhjes së një Banese në Berat

Policia shqiptare ka njoftuar për zbardhjen e vjedhjes së një banese në qytetin e Beratit, ku autori vodhi një shumë të madhe lekësh.

Policia e Shtetit ka njoftuar se është kapur dhe ndaluar autori, ndërsa është sekuestruar shuma e lekëve që kishte vjedhur.

Specialistët e Seksionit për Krimet pas një pune hetimore bënë ndalimin e shtetasit: E. Xh., 34 vjeç, banues në Berat.

Ndalimi i shtetasit të lartpërmendur u bë pasi dyshohet se është autor i vjedhjes së ndodhur në banesën e shtetasit I.N., 37 vjeç, banues në lagjen Uznovë, Berat, ku pasi ka hyrë nga dritarja e banesës ka marrë një sasi prej 3.000.000 lekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga neni 134/3 i Kodit Penal.