Zafir Berisha - Foto: Facebook

Zafir Berisha e fajëson presidentin Thaçi për dështimet në diplomaci

Deputeti i Kuvendit Zafir Berisha nga Nisma Social Demokrate, e ka fajësuar edhe presidentin Hashim Thaçi për dështimet e Kosovës në politikën e jashtme.

“Gjithë këtë gamë të mjegullës në raport me politikën e jashtme kohëve të fundit e ka rritur edhe ideja  e presidentit, i cili me vetëdije apo pa vetëdije lidhur me korrigjimin e kufirit është futur në agjendën e logjikës politike ruso-sllave“, tha ai.

Berisha shtoi se në dështimet e Kosovës ka ndikuar edhe mungesa e strategjisë së duhur nga ana e Kosovës për dialogun me Serbinë.

Ndërkaq, sa i përket Interpolit, deputeti i Nismës thotë se në këtë proces ka dështuar jo vetëm ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli por edhe tërë Kosova.

Deputeti për taksën ndaj Serbisë, deklaroi se duhet që ende të rriten masat ndaj shtetit fqinj.

“Qeveria ka marr disa masa që i mbështesim, por masat ndaj Serbisë duhet të ashpërsohen dhe të jenë në shumë dimensione dhe për qëllimin që Serbia të kuptojë se ka të bëjë me shtetin e Kosovës dhe jo provincën e saj”, shtoi Berisha.