Shefi i ekipit negociator, Avni Arifi, raporton para Komisionit për Punë të Jashtme - Foto: KALLXO.com

Zafir Berisha – Avni Arifit: Ke Shku në Mal Pa Sakicë

Anëtari i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, Zafir Berisha, i tha shefit të negociatave me Serbinë se ka hyrë në ujë të turbullt.

“Unë edhe njëherë po e përsëris mendimin tim. Ke hy në ujë të turbullt dhe ke shku në mal pa sakicë”, i tha Berisha Avni Arifit, i cili po raportonte lidhur me rrjedhën e bisedimeve Kosovë – Serbi.

Berisha ka shtuar duke i quajtur “vizita turistike” udhëtimet e delegacionit të Kosovës në Bruksel.

“Me këto vizita turistike në Bruksel vetëm po ia zgjatni projektet e Serbisë. Unë mendoj që ju z. Arifi duhet me u heq prej këtij dialogu”, tha deputeti i Nismës Socialdemokrate.

“Ne po shkojmë vetëm me harxhu buxhetin dhe me i bë disa selfie atje”, shtoi ai.