Votimi për mocionin e mosbesimit | Foto: RTV 21

Zaev me Qeveri Mbijeton Sfidën e Parë

Mbrëmë Kuvendi i Maqedonisë ka mbajtur një seancë plenare në të cilën në rend dite ka qenë edhe votimi i mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Zaev.

Mocioni ishte propozuar nga deputetët e partisë opozitare, VMRO-DPMNE.

Nga VMRO-DPMNE kishin deklaruar se ka shumë argumente përse kjo Qeveri, sipas tyre është më e paafta dhe më kriminalja në historinë e Maqedonisë dhe për këtë arsye edhe kishin bërë mocionin e mosbesimit.

Ky mocion i ngritur nga deputetët e opozitës nuk kaloi pasi që vetëm 40 deputetë votuan për rrëzimin e qeverisë së Zoran Zaevit dhe  2 abstenuan.

Për rrëzimin e Qeverisë së Maqedonisë duhet të paktën 61 vota.

Tani për tani VMRO-DPMNE në Kuvend ka vetëm 42 deputetë, kurse 6 deputetëve të tjerë u është hequr imuniteti.

Ky ka qenë mocioni i parë i Qeverisë Zaev pas 10 muaj qeverisje në Maqedoni./21Media