Vizita në Minierën e "Trepçës"

Ymeri: Me Projektligj Kuvendi nuk Pyetet për 'Trepçën'

Projektligji për “Trepçën” në Komisionin për Zhvillim Ekonomik kaloi me 6 vota për, ndërsa kundër votoi vetëm deputeti i Listës Serbe Sasha Milosavljeviq.

Milosavljeviq pastaj e arsyetoi kundërshtimin e tij.

“Ne do të jemi kundër në parim të këtij ligji dhe nëse gjatë amendamentimit nuk i harmonizojnë qëndrimet e punëtorëve të ‘Trepçës’ të cilës i përkasin komunitetit serb ne do të jemi kundër këtij ligji në leximin e dytë. Ne mendojmë se punëtorë e ‘Trepçës’ janë përjashtuar nga vendimmarrja për fatin e ‘Trepçës’, nuk janë marrë parasysh qëndrimet tona të përfaqësuesve tanë në Qeverinë e Kosovës,” tha Milosavjleviq.

Edhe kur projektligji u miratua dje nga qeveria, kundër tij votuan ministrat nga Lista Serbe.

Visar Ymeri, kryetari i “Vetëvendosjes” që mori pjesë në mbledhjen e komisionit, tha se projektligji lë mundësi për privatizim të pjesshëm të “Trepçës”.

“ Ligji në njëfarë formë është i përpiluar në atë mënyrë që lë mundësi tjera të hapura. Mirëpo çka përvidhen në këtë ligj mendoj unë është që mundësitë e hapura në këtë ligj janë kryesisht metoda, metodologji të privatizimit të pjesshëm të ‘Trepçës’ që po e shndërrojmë me këtë ligj në ndërmarrje publike ose shoqëri aksionare,” tha Ymeri.

Ai konstatoi që projektligji tenton ta përjashtojë vendimmarrjen e Kuvendit për “Trepçën”.

“Çfarëdo vendimi për të ardhmen e ‘Trepçës’ pas miratimit të këtij ligji do të bëhet në nivel të bordit të ‘Trepçës’ e natyrisht meqenëse qeveria është 80 për qind pronare e aksioneve edhe me vendim të qeverisë, por Kuvendi nuk pyetët më dhe mendoj se kjo është e papranueshme. Natyrisht që Kuvendi duhet të jepte vendimet e veta siç i ka të drejtat e garantuar karshi ndërmarrjeve tjera publike,” tha Ymeri.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci tregoi para anëtarëve të komisionit se si është planifikuar të funksionojë “Trepça” në bazë të këtij projektligji.

“Duke e ditur që ‘Trepça’ nuk mund të jetë si ndërmarrjet e tjera ku qeveria është aksionare si ndërmarrje publike, për shkak se natyra e shërbimeve që ato ofrojnë nuk është e njëjtë me atë çfarë sot bëhet në ‘Trepçë’, atëherë ne kemi menduar që kjo ndërmarrje publike ta ketë më shumë një karakter të korporatës e cila do të qeveriset me parimet më të mira të qeverisjes korporatave,” tha Stavileci.

Në komision drejtori i “Trepçës” Ahmet Tmava kërkoi që projektligji të votohet në Kuvend me pajtim të të gjithëve.

“Është shumë me rëndësi për neve që ky ligj pa barrikadime partiake me një konsensus maksimal si përfaqësues të popullit ta votoni- gjuani përgjegjësinë tek ne që ne pastaj të marrim përgjegjësi zhvillimore të Trepçës,” tha Tmava.

Më 7 shtator Gazeta Jeta në Kosovë botoi një hulumtim në të cilën tregoi se nëse deri në fillim të nëntorit nuk hyn në fuqi Ligji për Trepçën, ky kompleks industrial mund t’i nënshtrohet likuidimit.

Hulumtimi bëri të ditur se “Trepçës” nuk i shte bërë fizibiliteti që ishte parakusht për ligjin për të.

Shteti Rrezikon Trepçën

Më shumë se dy javë pas publikimit të hulumtimit u nënshkrua kontrata për kryerjen e këtij fizibiliteti.

Shteti Rrezikon Trepçën

Projektligji për Trepçën u miratua dje në mbledhjen e qeverisë.

KALLXO.com e siguroi projektligjin për “Trepçën” pas miratimit të tij nga ekzekutivi.

Ekskluzive: Përmbajtja e Ligjit për Trepçën